Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 17.700 ushtarë rusë, janë shkatërruar 131 helikopterë rusë, 143 aeroplanë, e 1751 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrianas kanë shkatërruar:
625 tanke ruse
54 sisteme kundër-ajrore dhe
7 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse.