18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Borrell dhe Kurti vetëm sa nuk u rrahën në Bruksel

Rekomandime

Me tensione ka kaluar konferenca e përbashkët në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Pas takimit të Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që u mbajt në kryeqytetin e Evropës, ata u përplasen për temat më aktuale.

- Advertisement -

Kurti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk favorizon krijimin e kësaj trupe.

“Unë jam demokrat dhe besoj se kapitujt e ri të dialogut Kosovë–Serbi nuk duhet të bëhet që të kënaq, shpëtoj lëkurën apo shpëtoj fytyrën e ndonjë politikani. Dialogu duhet të ndihmojë e shërbejë njerëzve. Kam frikën se sociacioni, më parë është në shërbim të Beogradit sesa të serbëve të thjeshtë e të varfër në Kosovë, të cilëve unë ju shërbej si kryeministër i Republikës sonë.” theksoi Kurti.

Nga ana e tij Borrell, thotë se themelimi i AKS-ës është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

- Advertisement -

“Unë jam demokrat po ashtu. Nuk jam këtu që t’i shërbej ndonjë politikani nga asnjëra palë. Unë nuk pajtohem me ju në faktin që Gjykata Kushtetuese që shmang pengesat e bënë të pamundur zbatimin e kësaj ujdie. Ajo është arritur nga qeveritë e të dyja vendeve, në mirëbesim sipas normave. Me fal kryeministër por ne do vazhdojmë të ju kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di që ka ujdi tjera të pa zbatuara “ shtoi diplomati spanjoll.

Qëndrimet ishin të kundrat edhe për rezultatin final të dialogut.

- Advertisement -

Kurti pret që finalja të jetë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Përderisa Borrell, kërkon pajtim ligjërisht të obligueshëm.

E sa për takimin në kuadër të dialogut mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mendohet të mbahet deri nw fund vit Borrell tha se kanë sinjale që palët “ nuk janë të gatshme për takim që do sillte rezultate”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit