Ballafaqimi i vazhdueshëm i ukrainasve me rrezikun ekstrem ka qenë një tipar i dukshëm, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Por ajo që është publikuar në pamjet më poshtë flet për një dimension krejt joreal të rrezikut.
Ukrainian soldiers remove AT mines from a road, pictured earlier with a car maneuvering through. pic.twitter.com/BTVh5VN5Vv
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 1, 2022
Sipas Sky News, bëhet fjalë për pamje që janë shpërndarë në internet – por të pa verifikuara ende nga mediumi britanik – që duket se tregojnë ushtarët duke “shkelmuar” minat tokësore që kanë mbetur të shpërndara nëpër një rrugë.
This is how drivers are now bypassing the mined road by Russians near Borodyanka#StandWithUkraine pic.twitter.com/0lbpvNHagB
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) March 31, 2022
Pamjet supozohet se janë filmuar pranë Borodyanka, një qytet në rajonin më të gjerë të Kievit.
Këto pamje vijnë pas atyre më parë që kanë treguar një makinë duke kaluar me kujdes nëpër ato që dukej të ishin të njëjtat mina tokësore, ndërsa në njëfarë mënyre shmangte kontaktin e rrotave të automjetit me ndonjërën prej tyre.