Ja nga cili vend mund të jetë Sekretar i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s

0
474

Duket qartë se 15 vendet e para në nivelin e perceptimit të ulët të korrupsionit, kanë drejtuar historikisht NATO-n.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duhet të zgjidhej këtë vit, por lufta në Ukrainë i detyroj aleatët i shtynë për një vit mandantin Sekretarit aktual. Pra zgjedhjet do të jenë në 2023.

Tabela e mëposhtme tregon renditjen e vendeve anëtare të NATO-s sipas klasifikimit të indeksit të perceptimit të korrupsionit global të Transparency International për vitin 2021. Aty tregohet me pikë të kuqe cilat janë shtetet që kanë marrë kryesimin e NATO-s qysh nga themelimi i saj.

Duket qartë se 15 vendet e para në nivelin e perceptimit të ulët të korrupsionit, kanë drejtuar historikisht NATO-n. Në 15 shtetet e tjera, bën përjashtim vetëm Italia. Pra, me shumë gjasa, Sekretari i ri i NATO-s në vitin 2023 do të jetë nga një shtet anëtar që renditet në 15 vendet e para për percaptimin e korrupsionit. Shqipëria është e fundit.