3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

E dhimbshme: Rusët i’a morën jetën burrit të zëvendëskryeministres ukrainase

Rekomandime

Burri i zëvendëskryeministres së Ukrainës Olga Stefanyshyna u vra dje.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja Lesia Vasylenko, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Bashkëshorti i zonjës Stefanyshyna, Bogdan, vdiq gjatë bombardimeve ruse teksa ai u përpoq të evakuonte civilët nga Chernihiv.

“ Dje kam qarë më shumë se në të gjitha 36 ditët e tjera të luftës. Burri i koleges sime Olga Stefanyshyna, u mbyt. Ai shkoj si hero, duke u përpjekur të evakuonte civilët nga #Chernihiv. Tragjedi e paimagjinueshme”, ka shkruar ajo në Twitter.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe euroatlantik të Ukrainës, Olga Stefanyshyna, konfirmoi humbjen e bashkëshortit të saj të enjten.

Sipas Stefanishyna, burri i saj, Bohdan Stefanyshyn, u vra në rajonin Chernihiv të Ukrainës derisa merrte pjesë në një mision të Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të shpëtuar njerëzit pranë qytetit të rrethuar të Chernihiv.

- Advertisement -

“Burri im i dashur, Bogdan, VDlQ nga një predhë ruse më 30 mars afër Chernihiv, duke u përpjekur të shpëtojë njerëz. Unë do të jem me fëmijët tanë. Kam shumë dhimbje.

Vlen të përmendet se Stefanishyna u rendit e 45-ta në listën e “100 ukrainasve më me ndikim” në listën e vitit 2021 dhe e 14-ta në listën “100 gratë më me ndikim të Ukrainës në vitin 2021” nga revista Focus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit