5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rusia është ‘tërhequr’ nga aeroporti kryesor, Ukraina rimerr disa fshatra

Rekomandime

Forcat ruse thuhet se janë tërhequr nga aeroporti Hostomel, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Aeroporti pranë Kievit ka qenë subjekt i luftimeve të ashpra që nga dita e parë e konfliktit pasi marrja e tij do t’i kishte lejuar Rusisë qasje më të lehtë në kryeqytet.

- Advertisement -

“ Forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë derisa forcat ruse tërhiqen në afërsi të Kievit”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të inteligjencës.

Forcat ukrainase gjithashtu kanë rimarrë disa fshatra përgjatë “boshtit lindor”, është thënë më tej.

- Advertisement -

Pas luftimeve të rënda, ata kanë siguruar një rrugë kyçe në Kharkiv lindor pas çlirimit të Trostyanets në fillim të kësaj jave.

Ndërsa përgjatë “boshtit veriperëndimor”, përpjekjet e forcave ukrainase për të avancuar nga Irpin drejt Bucha dhe Hostomel janë duke vazhduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit