9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këshilltari i Thaçit: Kurti ia humbi Kosovës mundësinë e anëtarësimit në OBSH

Rekomandime

Artan Behrami, këshilltar i Presidentit të Kosovës, HashimThaçi, është deklaruar rreth 100 ditëshit të qeverisjes së kryeministrit në largim, Albin Kurti, për të cilin thotë se gjatë qeverisjes së tij, nuk ka ditur si të shfrytëzoj momentumet gjeopolitike, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas Behramit, një ndër mundësitë e papërsëritshme të cilat i ka humbur Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, është aplikimi për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, këshilltari i të parit të shtetit, thotë se në këtë kohë të ballafaqimit global me pandeminë, anëtarësimi i Kosovës në OBSH do të ishte i realizueshëm dhe fitore e mahe diplomatike e vendit tonë.

“Kosova e humbi një fitore të mëdha diplomatike nga një kryeministër që mbijetesën politike e ka lidhur me pikat e gravura në sheshin e Prishtinës!”, ka shkruar tutje ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit