0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Von Cramon reagon pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga listat e votuesve në Serbi

Rekomandime

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, duke kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

- Advertisement -

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Para dy vjetësh, Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit ku kishte qenë e regjistruar.

“ Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar ajo në Twitter.

- Advertisement -

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë se është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, gjë e cila po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit