26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Skandali i Prontos godet fort Kosovën

Rekomandime

“Epilogu i gjykimit të rastit Pronto është dëshmi se realisht në Kosovë nuk sundon ligji, por që gjyqtarët dhe prokurorët janë në duart e mafies, para politikës dhe nëntokës kriminale. Amnistimi i kupolës së krimit në Kosovë është një alarm serioz që flet për nevojën e ndryshimit të mentalitetit të deritanishëm të qeverisjes, përkatësisht për nevojën e ndryshimeve të mëdha që duhet të ndodhin në qeverisje, në veçanti pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe futjen me urgjencë të ligjit të VETING-ut në të gjitha hallkat e sistemit, duke filluar nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, e deri në AKI”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Argumentet e qytetarëve të vendit, dhe audio-incizimet që dëshmuan në mënyrën më besnike keqpërdorimet dhe aferat e panumërta korruptive të klanit mafioz “Pronto”, dolën të jenë të pamjaftueshme apo fakte pa vlerë për drejtësinë e kapur.

- Advertisement -

Sipas analistëve, gjykimi i klanit “Pronto” është tregues se sa keq është e kapur drejtësia kosovare nga bandat partiake, grupet dhe klanet kriminale që po bëjnë kërdi në Kosovën e pas luftës.

Florim Zeqa

Për më tepër se kaq, ky gjykim shpërfaqi fytyrën e vërtetë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe lojën e dyfishtë të disa avokatëve, të cilët për pak para u bënë argat të dreqit, duke lënduar edhe më tej imazhin e shtetit të Kosovës përballë qytetarëve, duke dëshmuar fuqishëm se në Kosovë nuk funksionon drejtësia për bandat kriminale dhe kapësit e shtetit”,thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa, e ka cilësuar tërësisht të manipuluar dhe të telekomanduar nga politika e lidhur me krimin e organizuar, mënyrën dhe rezultatin që përfundoi me rastin e gjykimit aktorëve të aferës “Pronto”.

- Advertisement -

Ky rast skandaloz, sipas analistit Zeqa e bënë tepër të domosdoshëm zbatimin me urgjencë të Vetting-ut në drejtësinë kosovare, sepse lidhja e drejtësisë me krimin e organizuar ka lëshuar rrënjë tepër të thella.

Epilogu i gjykimit të rastit Pronto është dëshmi se realisht në Kosovë nuk sundon ligji, por që gjyqtarët dhe prokurorët janë në duart e mafies, para politikës dhe nëntokës kriminale. Amnistimi i kupolës së krimit në Kosovë është një alarm serioz që flet për nevojën e ndryshimit të mentalitetit të deritanishëm të qeverisjes, përkatësisht për nevojën e ndryshimeve të mëdha që duhet të ndodhin në qeverisje, në veçanti pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe futjen me urgjencë të ligjit të VETING-ut në të gjitha hallkat e sistemit, duke filluar nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, e deri në AKI, të gjitha këto shtylla kryesore të kapura e të vendosura nën kontrollin e politikës së inkriminuar të SHIK-ut dhe PDK-së, sidomos në këto 12 vitet pas shpalljes së pavarësisë”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas analistit Zeqa, rasti skandaloz i këtij epilogu, është edhe një sinjal dhe mesazh që ju dërgohet partive fituese të zgjedhjeve që t’i lënë anash interesat individuale dhe ato politike parciale, dhe ta ndërtojnë një qeveri të premtuar në funksion të sundimit të ligjit.

Qeveri që do ta shkëpus njëherë e përgjithmonë zinxhirin e krimit të organizuar në vend, sepse amnistimi i klanit “Pronto” është goditje e rëndë për drejtësinë kosovare dhe një dush i ftohtë për qytetarët e vendit, të cilat pas këtij skandali gjyqësor kanë edhe më shumë arsye të ndjehen të frikësuar për të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës”, shton Zeqa.

Vendimi skandaloz i Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin si të pafajshëm kupolën e krimit të organizuar në Kosovë ka shkaktuar indinjatë të thellë tek qytetarët e vendit.

Argumentet e qytetarëve të vendit dhe audio-incizimet që dëshmuan në mënyrën më besnike keqpërdorimet dhe aferat e panumërta korruptive të klanit mafioz “Pronto” dolën të jenë të pamjaftueshme apo fakte pa vlerë për drejtësinë e kapur.

Gjykimi i klanit “Pronto” është tregues se sa keq është e kapur drejtësia kosovare nga bandat partiake, grupet dhe klanet kriminale që po bëjnë kërdi në Kosovën e pas luftës.

Për më tepër se kaq, ky gjykim shpërfaqi fytyrën e vërtetë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe lojën e dyfishtë të disa avokatëve, të cilët për pak para u bënë argat të dreqit, duke lënduar edhe më tej imazhin e shtetit të Kosovës përballë qytetarëve, duke dëshmuar fuqishëm se në Kosovë nuk funksionon drejtësia për bandat kriminale dhe kapësit e shtetit”, përfundon Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit