2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjykata hedh poshtë ankesën e Vokrrit, konfirmon se kuvendi i FFK-së është i ligjshëm

Rekomandime

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Gramoz Vokrrit, rreth mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që pritet të mbahet më 6 prill.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

- Advertisement -

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për çështje civile, në çështjen juridike të propozuesit të masës së përkohshme të sigurimit G.V kundër kundërshtarit të sigurimit Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka vendosur lidhur me Propozimin për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit. Gjykata me datë 01.04.2022 jashtë seancës gjyqësore ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar si të pabazuar Propozimin për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit të propozuesit G.V”.

Edhe FFK e ka publikuar vendimin ku vërtetohet se gjykata nuk ka gjetur ndonjë shkelje.

“Gjykata Themelore në Prishtinë përmes këtyre dy aktvendimeve nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe paligjshmëri në lidhje me Kuvendin e FFK-së që do të mbahet më datën 6 prill 2022 dhe as me kompetencat e Sekretarit të FFK-së, në mbarvjatjen e këtij Kuvendi”.

- Advertisement -

“Ashtu si kemi qenë të bindur qysh në fillim se organet kometente të FFK-së kanë bërë thirrjen e Kuvendit në konformitet me normat statutare të FFK-së, ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe Statutet e UEFA-së dhe të FIFA-së, po ashtu sot nga të dy aktvendimet e Gjykatës Themelorë në Prishtinë vërtetohet që thirrja e Kuvendit të FFK-së për datën 6 prill 2022 është e ligjshme, si dhe organet e brendshme të FFK-së kanë trajtuar drejtë procesin e mbarvajtjes së Kuvendit të rregullt dhe zgjedhor që do të mbahet më 6 prill 2022”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit