Kryetari i Prishtinës e bën një “xhiro profesionale” në Ambasadën e SHBA’së

    0
    59

    Ambasada e SHBA’së në Prishtinë e ka pritur Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

    Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA’së, Rama aty ka shkuar më shumë për arsye që lidhen me arkitekturën e objektit, që është edhe profesion e tij.

    “Javën e kaluar e mirëpritëm kryetarin e Prishtinës Përparim Rama për një xhiro në Ambasadën e Prishtinës, që është ndërtesa e parë dhe e vetme në Kosovë e certifikuar si LEEDgold. Kryetari i Prishtinës, arkitekt prominent u informua për detaje të energjisë inovative dhe efiçiencës së ujit” thuhet në njoftim.

    Rama është pritur nga Ambasadori i SHBA’së nga ambasadori Jeff Hovenier dhe zëvendësshefi i Misionit Nick Giacobbe.