10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti gjerman: Politika ime ndaj Rusisë ka qenë e gabuar

Rekomandime

Frank-Walter Steinmeier ka pranuar për herë të parë gabimet e tij personale në politikat gjermane ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Pak para agresionit rus kundër Ukrainës presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e kritikoi ashpër Vladimir Putinin. Pas agresionit rus Steinmeier po ashtu e kritikoi Putinin ashpër. Pastaj presidenti gjerman heshti me javë të tëra. Ishte një heshtje indikative. Steinmeier konsiderohet si njëri nga arkitektët e politikave përafruese gjermane ndaj Rusisë. Ai ka qenë shef i kabinetit të kancelarit Gerhard Schröder, ministër i Jashtëm dhe nënkancelar, dhe tani në mandatin e dytë është president i Gjermanisë.

Në mediat gjermane Steinmeier është kritikuar për heshtjen e tij, ndërsa ambasadori ukrainas në Berlin Andrij Melnik në fundjavë e ka akuzuar se me vite të tëra ka krijuar një rrjet merimangash me lidhje ndaj Rusisë. Për këtë akuzë të rënë Melnik u kritikua nga disa politikanë gjermanë dhe nga qeveria.

Të hënën Steinmeier e ka kthyer heshtjen. Ai pranoi se politika e tij ndaj Rusisë ka qenë e gabuar. Në një bisedë në pallatin Bellevue, selinë e presidentit, ai tha: “Këmbëngulja ime në realizimin e gazsjellësit Nord Stream 2 ka qenë qartazi gabim. Ne i kam mbajtur urat në të cilat Rusia nuk besonte më dhe për të cilat na kanë paralajmëruar partnerët tanë”. Një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, më 2015 qeveria gjermane miratoi fillimin e punimeve në gazsjellësin Nord Stream 2, i cili anashkalon Ukrainën. Qeveria ishte treguar e shurdhur ndaj kritikëve, të cilët thoshin se kështu Gjermania po bëhej e varur nga furnizimi me gaz nga Rusia. Tek dy ditë para agresionit rus kundër Ukrainës Gjermania e stopoi projektin Nord Stream 2. Gazsjellësi është ndërtuar, por me gjasë do të hyjë në histori si arkeologji industriale, pa u përdorur kurrë. Ish-kancelari Schröder është shef i bordit drejtues të Nord Stream 2 AG, i cili plotësisht i takon Gazpromit rus.

- Advertisement -

Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, të cilën presidenti rus po e udhëheq, Steinmeier tha: “Vlerësimi im ka qenë se Vlladimir Putini nuk do të rrezikojë rrënimin komplet ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për shkak të çmendurisë së tij imperiale – këtu unë, si të tjerët, jam mashtruar”. Tani, shtoi Stienmeier, duhet të bëjë “një bilanc të hidhur”: “Kemi dështuar në ndërtimin e një shtëpie të përbashkët europiane duke përfshirë Rusinë. Kemi dështuar me qasjen e përfshirjes së Rusisë në një arkitekturë të përbashkët të sigurisë”. Për presidentin gjerman tani është e qartë se me Rusinë nën udhëheqjen e Putinit nuk do të ketë kthim në status quonë e paraluftës.

Ndërkohë ish-kancelarja Angela Merkel e mbrojti qëndrimin e saj për refuzimin e pranimit të Ukrainës në NATO në Samitin e Bukureshtit. Këtë e bëri të qartë përmes një zëdhënëseje. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski gjatë fundjavës i bëri thirrje Angela Merkelit dhe ish-kryetarit francez Nicolas Sarkozy të vizitojnë Buçën për të parë rezultatin e politikës së tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit