19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Putini i ofron Erdoganit një dozë të vaksinës Sputnik V, kështu i përgjigjet lideri turk

Rekomandime

Sot në Soçi të Rusisë, Vladimir Putin, ka pritur në një takim presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin kanë zhvilluar edhe një bisedë rreth anti-trupave që kanë pas vaksinimit.

- Advertisement -

Një bisedë të tillë e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.

“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.

Pas kësaj përgjigje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët, teksa Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme.

- Advertisement -

Madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V.

Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.

- Advertisement -

“Epo mirë pra, herën tjetër”, ka thënë Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit