Gjatë orës 2 të mëngjesit të së hënës, një grabitje ka ndodhur në marketin “N’Mollë” në qytetin e Prishtinës.
Personi i dyshuar u ka hedhur sprej syve dy personave tjerë që po kujdeseshin për sigurinë e objektit.Shuma që ai ka vjedhur është rreth 800 Euro.
Gazeta Express mëson se njësitet policore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe adresën e banimit të tij.Gjatë kërkimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur rrobat me të cilat dyshohet se është kryer grabitja, mirëpo jo edhe i personi në fjalë.