Saturday, July 20, 2024

Bahtiri: Mund të shkojmë në zgjedhje, por MPB’në nuk e japim

- Advertisement -
- Advertisement -

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverie të përbashkët.

Bahtiri thënë se VV’ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

- Advertisement -

Sipas tij, MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Ai ka deklaruar për “Epoka e Re” se MPB’ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

- Advertisement -

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV’së dhe LDK’së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura