7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Deputeti i VV-së propozon tërheqjen e 227 milionë eurove nga Trusti

Rekomandime

Kohëve të fundit është ri aktualizuar debati mbi tërheqjen e kursimeve të Trustit nga ana e qytetarëve.

Së fundmi, në favor të tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale nga Trusti janë deklaruar Partia Demorkatike e Kosovës, teksa Vetëvendosje, si partia në pushtet, ka qenë kundër një nisme të tillë.

- Advertisement -

Por, një deputet i Vetëvendosjes ka gjetur një mënyrë tjetër për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve që po përballen me krizën ekonomike dhe me rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Deptuteti i VV-së, Driton Hyseni, në një pyetje të protukolluar që i drejtohet Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka ngritur çështjen e tërheqjes së fitimit të vitit të kaluar të Trustit.

Në dokumentin e siguruar nga Nacionale, deputeti Hyseni ka protokulluar pyetjen më 1 mars të këtij viti, shumë më parë se sa të fillonte debati mbi tërheqjen e sërishme të kursimeve.

- Advertisement -

Në letrën e tij, deputeti Hyseni thotë se tërheqja e fitimeve të vitit 2021 do të ruante kontributet e qytetarëve.

- Advertisement -

“Duke ruajtur vlerat e investuara, pra kontributet nga qytetarët në Trustin e kursimeve pensionale, do doja të kërkoj që brenda mundësive qytetarëve t’u lejohet tërheqja e fitimit që Trusti Pensional ka gjeneruar për vitin 2021”, thuhet në kërkesën e deputetit.

Në shkresën e tij, deputeti Hyseni thotë se shuma totale e fitimit e cila është 227 milionë euro, nëse futet në qarkullim në ekonominë e vendit do të lehtësonte rrethanat në të cilat po kalon vendi.

“Ministër, a është e mundur që qytetarët proporcionalisht të tërheqin mjetet e fitimit të vitit 2021 nga Trusti i krusimeve pensionale?”, pyet deputeti Hyseni ministrin Murati në letrën e protokulluar nga Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë që Vetëvendosje është deklaruar së fundmi kundër tërheqjes së sërishme nga kursimet e Fondit Pensional.

Mimoza Kusari Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, deklaronte se tërheqja e kursimeve nga Trusti është një koncept “ku hahet e ardhmja në dobi të së tashmes”.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Sepse vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare. Na mbetet të diskutojmë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët”, ka thënë ajo.

Gjatë kohës sa me Kosovën qeveriste ish kryeministri Abdullah Hoti, qytetarët ishin lejuar të tërhiqnin 10% të kursimeve pensionale të tyre si formë e infuzionit financiar në kohën e pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit