7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pse Gjermania po dërgon armatim të vjetër në Ukrainë, ky është arsyetimi i kancelarit Scholz

Rekomandime

Gjermania mund t’i japë Ukrainës vetëm armatim të cilin ushtarët atje dinë t’i përdorin. Kështu tha Kancelari Olaf Scholz, gjatë fjalës së tij në Parlamentin gjerman.

- Advertisement -

“Inventari i vjetër i armatimeve që kemi trashëguar nga Gjermania Lindore ka një avantazh, që mund të përdoret veçanërisht mirë në Ukrainë, sepse ata kanë përvojë me këto pajisje. Duhet të dërgojmë atje armë që dinë t’i përdori”, tha Scholz.

Situata në Ukrainë ka vënë në alert vendet e NATO-s, që po përpiqen të forcojnë krahun lindor, për të minimizuar rrezikun e ndonjë agresioni të mundshëm rus. Holanda ka dërguar në Bullgari katër avionë luftarakë F-35, për të ndihmuar vendin që të monitorojë hapësirën ajrore, sidomos në Detin e Zi, në të cilin ndodhet edhe flota ruse. Ata do të zëvendësojnë katër avionë spanjollë që ndodheshin në Bullgari që prej mesit të muajit shkurt./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit