Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka shkatërruar këto ditë njësinë speciale të ushtrisë ruse, duke arritur t’ia konfiskoj një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake dhe municion.
Në profilin zyrtar në Facebook të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihet se bëhet fjalë për njësinë speciale e ashtuquajtur “për Iuftime elektronike”.
“Disa ditë më parë, ushtarët e një brigade të forcave të armatosura ukrainase shkatërruan njësinë për Iuftime elektronike të ushtrisë ruse. Kjo njësi është ruajtur nga njësitë e një brigade ruse”, thuhet në kumtesën e ukrainasve.
Në fotografitë e publikuara, mund të shihen imazhe me përmbajtje të rëndë siç janë trupat e ushtarëve rusë të eliminuar dhe pajisje teknologjike, e armë që i konfiskuan ushtarët ukrainas.