9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Ngjallet” shefi i zyrës së BE-së, për dy ditë rresht u çoi porosi Kurtit e Osmanit

Rekomandime

Kishte kohë që nuk kishte deklaruar ndonjë gjë sa i përket procesit të dialogut e as liberalizimit të vizave. Megjithatë shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, është kujdesur që brenda dy ditëve të fundit të çojë porosi për krerët e shtetit sa i përket avancimit të Kosovës në procesin e integrimit drejt BE-së dhe për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Në një tryezë të organizuar të mërkurën, Szunyog ka thënë se kushti për Kosovën që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është që të përmbyll suksesshëm dialogun me Serbinë me një marrëveshje finale.

Ai ka thënë se është përgjegjësi e BE-së çështja e rrugëtimit të Kosovën drejt integrimit por është edhe përgjegjësi e Kosovës që të punojë në rrugëtimin e saj, duke theksuar kushtin për noramlizim të raporteve me Serbinë, derisa si përgjigje për presidenten Osmani ka thënë se BE-ja i trajton palët njëjtë në procesin e dialogut, pasi kjo e fundit kishte drejtuar kritika për një anshmëri nga Brukseli.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”, ka thënë dje Szunyog.

- Advertisement -

Mesazhe Szunyog ka çuar edhe sot kur ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se liderët e institucioneve të Kosovës është mirë të t’i kryejnë detyrat e shtëpisë, derisa ka kërkuar angazhim për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen dhe të tregojnë punën e tyre tek shtetet anëtare.

- Advertisement -

“Njërin nga ish-ambasadorët e Kosovës e pyeta se sa herë kishte vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kishte folur me këto institucione që janë përgjegjëse për Shengenin dhe çështje të migrimit dhe ai tha asnjëherë, asnjëherë nuk kishte marrën ndonjë udhëzim që të prezantojë shifra për shembull sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të ndërmarrë hapa aktivë dhe të flasë me njerëz që janë vendimmarrës… Prandaj do të doja të shihja pjesën përveç institucioneve të BE-së, të shihja edhe qeverinë të bëjë detyrat e saj të shtëpisë, t’i prezantojë sukseset në këtë fushë, dhe të punojë me shtetet anëtare ashtu që te merr mbështetjen e duhur pranë Këshillit”, ka theksuar shefi i Zyrës së BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit