4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ukraina: Beteja për Donbasin do të jetë sikurse Lufta e Dytë Botërore

Rekomandime

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë të enjten, 7 prill, se luftimet për rajonin e Donbasit me forcat ruse, do t’i ngjajnë Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Ai i ka bërë këto deklarata nga selia e NATO-s në Bruksel, pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

NATO-ja është zotuar se do të rrisë mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila është duke u përballur me sulmet ruse prej 24 shkurtit.

Kuleba ka thënë se ndihma është e nevojshme “në ditët, jo javët” në vazhdim.

- Advertisement -

“Do t’ju rikujtoj Luftën e Dytë Botërore, me operacion të madh… përfshirje të mijëra tankeve, pajisjeve të armatosura, aeroplanëve, artilerive”, ka thënë Kuleba për luftimet në Donbas.

“Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin – dhe rezultati i kësaj lufte do të vendoset në fushëbetejë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Donbasi njihet si zonë për prodhim të thëngjillit dhe çelikut në Ukrainë.

Ai përfshin rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë shpallur këto rajone si “republika”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njohur pavarësinë e këtyre territoreve pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit