5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tërheqja e 30% nga Trusti: Këtu mund ta kontrolloni sa sa para keni në kursime pensionale

Rekomandime

Për të kontrolluar llogarinë tuaj të kursimeve pensionale, ekziston ueb-faqja e Trustit, ku aty mund të shihni se sa keni kursime dhe si janë kryer transaksionet.

- Advertisement -

Pas ngritjes së çmimeve në treg, shumë nga qytetarët e Kosovës po e shohin si të nevojshme një ndihmë nga qeveria.

Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund ti tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Ditë më parë nga ky institucion kanë treguar se tërheqja e kursimeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës.

Tërheqja e kursimeve nga Fondi i Pensionit është kompetencë e Kuvendit të Kosovës dhe se do të përkrahet secili vendim që sjell ky organ.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në parim i kanë thënë ‘PO’, idesë së deputetit Bekim Haxhiu, që përmes plotësim – ndryshimit të ligjit të Trustit, të lejohet tërheqja e 30 për qind e shumës së mjeteve në Trust.

Në Trust, ekziston edhe linku i ueb-faqes (https://online.trusti.org/#/) ku aty mund të shihni se sa keni kursime dhe si janë kryer transaksionet.

- Advertisement -

Nëse nuk jeni të regjistruar atëherë duhet të regjistroheni me numër personal, por nëse jeni të regjistruar atëherë aty mund ta shihni bilancin tuaj të kursimeve pensionale.

KËTU e keni linkun ku mund ta bëni këtë kontrollim, ndërsa më poshtë e keni një shembull se si duket një pasqyrë e llogarisë së kursimeve tuaja pensionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit