1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Biznesmeni kosovar u bën thirrje të rinjëve: Mos e braktisni vendin tuaj, Kosova është vendi më i mirë

Rekomandime

Biznesmeni dhe pronari i fabrikës “Meka”, Burim Piraj, u ka bërë thirrje të rinjëve kosovarë të mos ikin nga vendi.

Përmes një postimi ai ka shkruar se edhe në Kosovë ka punë dhe mundësi, duke e marrë vetën dhe vëllezërit e ti si shembull.

- Advertisement -

Ndërsa as vendet e tjera evropiane nuk mund të ju japin diçka më shumë sesa Kosova, vend që është më i miri për të jetuar, ka shkruar Piraj.

Postimi i plotë:

U drejtohem të rinjve të cilët po e braktisin vendin kinse për një jetë më të mirë!
Kam qenë student, ka qenë kohë shumë e vështirë, babën tim e larguan nga puna të akuzuar për njeri të pa përshtatshëm politikë dhe e burgosën, në atë kohë nuk ka pas viza për në Evropë, kam mundur të shkoj në secilin shtet perëndimor dhe të filloj të punoj atje, mirëpo krenaria shqiptare dhe dashuria për atdheun në mua kanë qenë më të mëdha se dashuria për para, nuk kam mundur thjesht Kosovës t’ia kthej shpinën dhe ta shikoj punën time. Për këtë arsye vendosa që me emër të Zotit të punoj këtu diçka.
Kur unë e kam filluar punën aq ka qenë presioni i madh i pushtetit Serb sa që çdo ditë kam pas inspektorë në vizitë dhe çdo ditë më kanë kërcënuar se do të ma mbyllin mishtoren, po edhe përkundër kësaj nuk jam dorëzuar i kam përballuar të gjitha dhe me ndihmën e Zotit ia kam dalë me sukses, nuk ka qenë lehtë po unë vendin nuk e lëshova dhe sot kur po ju shkruaj juve rinia e vendit tim nga firma të cilën unë e themelova më 1992 veprojnë tri firma sepse jemi tre vëllezër :
MEKA Halal Food që i ka të punësuar mbi 80 punëtorë ( pronë e imja )
Meka Pro shpk që i ka të punësuar mbi 10 punëtorë ( pronë e vëllait tim Ilir Piraj)
Hotel Meka and Halal Restaurant që i ka të punësuar mbi 33 punëtorë pronë e vëllai tim Abdurrahmani Piraj)
Sikur unë të kisha shkuar në perëndim normal që këta punëtorët nuk do të kishin ku të punonin sot (në vendlindje e kam fjalën, sepse secili njeri e ka fatin e vetë) .
Edhe atëherë pushteti Serb na ka thënë se në Kosovë nuk jetohet, Kosova nuk është vend i mirë, nuk ka të ardhme të mirë dhe kanë bërë çmos që ne të ikim njëjtë sikur tani që po bëjnë disa tru shpërlarë e mendjelehtë duke proklamuar vetëm për të keq e që po ka ndikim në mendjen tuaj që ju të krijoni përshtypjen se këtu vërtetë nuk jetohet.
Por e vërteta është ndryshe!
Kosova është vend i lirë, po punuat këtu nuk ju pengon askush, unë e kam shëtitur pothuaj një pjesë të madhe të botës dhe kam vizituar me të vërtetë vende të pasura shumë mirëpo nuk kam gjet vend ku mund të jetohet mirë si në Kosovë, Kosova është shumë vend i begatë ku jo vetëm për ne që jetojmë këtu por edhe për turistë ofron ngrohtësi, gjallëri shpirtërore dhe mikpritje që në shumë nga këto vende që po ia mësyni nuk ekzistojnë.
Rini e dashur!
Këtu jeni pronar të vendit dhe këtu mund të krijoni jetë dhe lumturi, mos i besoni të tjerëve por besoni vetvetes sepse askush që është i pasur nuk ka pas diçka më shumë se ju që keni, prandaj mos humbisni kohë, po të gjithë së bashku ne mundemi ta ndryshojmë vendin tonë dhe ta bëjmë më të pasur se që është edhe pse pasuria nuk është gjithçka.
Kosova i ka dy lloj njerëzish:
Ata që flasin tërë ditën
dhe
Ata që veprojnë!
Bëhuni pjesë në grupin e dytë dhe me emër të Zotit shkojmë përpara
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
Dashuri vëllazërore për të gjithë juve!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit