8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tha se i ka 2-3 milionë euro, por sa ka deklaruar në të vërtetë pasuri Xhavit Haliti

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti pati deklaruar kohë më parë se ‘të gjithë kemi nga 2-3 milionë euro pasuri’.

Megjithatë ai ka deklaruar pasurinë e tij në tërësi në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme se posedon dy shtëpi familjare, një banesë, tokë bujqësore e tokë pyjore, të gjithë në vlerën 1 milionë e 20 mijë euro. Mirëpo një pjesë të kësaj pasurie Haliti thotë se është e trashëguar nga babai i tij dhe është e përbashkët me prindërit, vëllerëzit dhe motrat.

Tek pasuria e luajtshme, ai ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë 5 mijë euro dhe stoli ari në emër të tij dhe bashkëshortes gjithsej në vlerë 25 mijë euro.

Si para të gatshme të mbajtura në banka, Haliti ka deklaruar mbi 105 mijë euro.

- Advertisement -

Ndërkaq pagën e tij mujore në Kuvendin e Kosovës e ka deklaruar në vlerën 1,500 euro.

Pasuria e tij e deklaruar kap vlerën mbi 1 milionë e 100 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit