2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ukraina shpallë fitore në qytetin Sumy: Jemi të lirë nga njësitë ruse

Rekomandime

Sipas burimeve ukrainase, nuk ka më trupa ruse në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy.

“Territori i rajonit Sumy është i lirë nga njësitë ruse”, tha kreu i administratës së rajonit Sumy, Dmytro Schywytskyi.

- Advertisement -

“ Nëse njerëzit dëgjojnë shpërthime, kjo ndodh sepse punonjësit e shpëtimit dhe ekspertët e eksplozivëve po neutralizojnë municionet e lëna pas nga njësitë ruse” tha ai.

Zhyvytskyi paralajmëroi qytetarët se rajoni nuk është ende i sigurt. “Ka ende shumë zona të minuara që nuk janë kërkuar për rreziqe. Njerëzit nuk duhet të lëvizin në anë të rrugës, nuk duhet të përdorin shtigjet pyjore dhe nuk duhet t’u afrohen pajisjeve ushtarake të shkatërruara” tha ai.

Sipas Schyvytskyi më herët, trupat ruse kishin filluar të tërhiqen nga rajoni të dielën. Së bashku me rajonet Donetsk, Luhansk, Kharkiv dhe Kiev, rajoni ishte një nga ato zona në të cilat trupat ruse kishin sulmuar që nga fillimi i luftës. Rusia kohët e fundit njoftoi se do të përqendrojë operacionet luftarake në Ukrainën lindore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit