7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

E tmerrshme/ Raketa ruse që ra në stacionin e trenit kishte mbishkrimin “për fëmijët”

Rekomandime

Në raketën e lansuar në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ishin shënunar fjalët “për fëmijët”, shkruan Sky News.

Kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës, Alexander Kamyshin tha se “Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk. Njerëzit janë lënduar. Ne po sqarojmë detajet”.

- Advertisement -

Më vonë ai shtoi: “Sipas të dhënave operacionale, më shumë se 30 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 100 u plagosën në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk”.

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se mijëra njerëz ndodheshin në stacionin e trenit në kohën e sulmit, duke u përgatitur për t’u evakuuar në rajone më të sigurta, ndërsa Rusia po fokuson trupat e saj në Ukrainën lindore.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se Ukraina ka sulmuar njerëzit e vet teksa ka mohuar përgjegjësine për sulmin me raketë në stacionin e trenit ku humbën jetën më shumë se 30 persona.

- Advertisement -

Ministria the ajo ishte një raketë që përdorët vetëm nga ushtria ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit