11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

‘Nisin çarjet’: Zyrtarja e partisë së Vucic tha se Dacic nuk mund të jetë kryeministër i Serbisë

Rekomandime

Mund të them me siguri se Ivica Dacic nuk do të jetë kryeministër, tha Zorana Mihajlovic anëtare e Kryesisë së Partisë Progresive të Serbisë (SNS), duke deklaruar se në përgjithësi është kundër koalicionit të progresistëve me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS).

Ish zëvendës kryeminstrja e qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka thënë për televizion TV Happy se ka ardhur koha për të parë se kush është për dhe kush dëshiron të punojë së bashku në interes të vendit, dhe kush thotë vetëm se është për të, dhe punon ndryshe.

- Advertisement -

Ajo ka vlerësuar se vetëm presidenti Aleksandar Vucic ka të drejtë të festojë, sepse ka bërë një rezultat historik.

“Të fitosh dy herë në raundin e parë në zgjedhje të drejtpërdrejta, dhe me një numër më të madh votash, hera e dytë është rezultat historik. Unë isha në lokal, duke bërë turne në Serbi dhe mendoj se ne si parti duhet të flasim për të parë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se mund të kishim bërë shumë më mirë kur është fjala për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe ato të Beogradit – deklaroi Mihajlovic.

Mihajlovic ka vlerësuar se shumë parti kanë keqpërdorur krizën në Ukrainë në zgjedhje dhe se SNS dhe Vucic kanë marrë vendime në interes të shtetit, jo të partisë.

- Advertisement -

-Sa i përket SPS-së, ata janë të lumtur, por nuk jam i sigurt që kanë arritur një fitore të vërtetë. Mendoj se ata qëndruan mënjanë dhe ndezën zjarret patriotike, dhe ata janë partnerët tanë të koalicionit, dhe nëse shteti merr vendime të vështira që nuk janë popullore, por janë të rëndësishme për shtetin, atëherë ato vendime duhet të respektohen – theksoi Mihajlovic.

Mihajlovic pret një “qeveri të fortë, të fortë dhe të hapur”, duke shtuar se nevojitet unitet sepse Serbia “pret një periudhë të vështirë dhe një situatë të ndryshme politike në Evropë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit