0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Rekomandime

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë.

Lëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas, ku momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur.

- Advertisement -

Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra.

Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.

- Advertisement -

Turqia goditet shpesh nga tërmetet pasi përmes saj kalojnë dy çarje tektonike, të cilat për shkak të tensionit mes tyre shkaktojnë shpesh lëkundje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit