7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Goditet në fytyrë aleati i Putinit, Alexander Lukashenko

Rekomandime

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është Iënduar sot gjatë një meçi amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk.

Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.

- Advertisement -

Lukashenko është Iënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.

Duke e njohur pushtetin e autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.

Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

- Advertisement -

Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer suIme mbi caqet në Ukrainë.

Kështu dukej Lukashenko pas meçit amator të hokejit
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit