Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur një tank rus hidhet në erë nga një brigadë e ushtrisë ukrainase.
Videoja ishte shfaqur të premten por tani është konfirmuar nga këmbësoria e ushtrisë ukrainase, që postoi videon në rrjete sociale ku shihen edhe pasojat e këtij shpërthimi.
Nga ky tank kanë mbetur vetëm disa copëza të hekurit, ku analistët ushtarakë vlerësojnë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi pasi kishte shumë municion brenda tankut.
Në momentin që u godit nga forcat ukrainase, municioni që ishte brenda tankut shpërtheu dhe shkaktoi një detonim tejet të fuqishëm.