10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vepruan kundër ligjit ushtarak, Ukraina arreston mbi 2000 burra

Rekomandime

Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës thotë se rreth 2,200 burra ukrainas të moshës Iuftarake janë arrestuar deri më tani derisa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin ushtarak.

Agjencia tha të dielën se disa prej tyre kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi.

- Advertisement -

Ai tha se disa janë gjetur pasi kishin humbur jetën derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm, pa specifikuar numrin.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të thirren për të Iuftuar.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, pasi trupat ruse nisën ofensivën në këtë shtet.

- Advertisement -

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “mission special ushtarak” ndërsa sulmit i parapriu njohja si të pavarura e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit