8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lufta për dronë, Erdogan ia shet pa rend Vuçiqit, Kosova ka kërkuar tjetërkund

Rekomandime

Vuçiq po konsiderohet nga Erdogani si konsumator i veçantë kur bie fjala për dronët “Bayraktar”. Dronët i do edhe Kosova, por synon t’i marrë diku tjetër.

Serbia po planifikon që të blejë dronë “Bayraktar TB2” të Turqisë. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiq.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiqit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.

Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.

- Advertisement -

Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.

Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së.

- Advertisement -

Ndër tjerash, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.

“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit