-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deputeti i VV-së: Të rritet shkalla e vigjilencës, Serbia mund të na befasojë

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka reaguar pasi Serbia u furnizua me raketa nga Kina.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ballkani mund të destabilizohet nga Serbia ashtu siç ndodhi gjatë viteve 90-ta nga po ky shtet.

- Advertisement -

Tutje shton se vendet e Ballkanit Përendimor (sidomos Kosova) duhet të ngrisin shkallën e vigjilencës, para se Rusia e vogël-Serbia të na befasoi.

Postimi i tij:

Serbia nuk e dënoi asnjëherë agresionin Rus mbi Ukrainë dhe rrjedhimisht nuk vuri as sanksione ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Përkundrazi, Serbia ka intensifikuar praktikën e blerjes së armëve, herë nga Rusia e herë nga Kina.

Perëndimi do duhej të jetë i vëmendshëm karshi lojës së rrezikshme të Vuçiçit. Vazhdimi i lojës së Serbisë me dy karrige nuk do duhej të vazhdonte, e aq më pak të pranohej.

- Advertisement -

Ballkani mund të destabilizohet nga Serbia ashtu siç ndodhi gjatë viteve 90-ta nga po ky shtet!

Prandaj, vendet e Ballkanit Përendimor (sidomos Kosova) duhet të ngrisin shkallën e vigjilencës, para se Rusia e vogël-Serbia të na befasojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit