5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Titulli i raportit të Dick Martyt për krerët e UÇK-së i njëjtë me të deputetit të Putinit

Rekomandime

Një hetim ekskluziv nga televizioni zviceran ka zbuluar se që nga dhjetori i vitit 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me jetë nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.

Për këtë kërcënim ka folur edhe vetë Marty.

- Advertisement -

Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së KRlMlT, ekzekutorëve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për ekzekutorët, ata do të ishin pjesë e ‘botës së KRlMlT’. Ka veteranë që specializohen në eliminim me urdhër, eliminime të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të eliminuar dikë”, ka thënë Marty

Vrasja e Martyt thuhet se iu besua burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb, të cilët ishin trajnuar prej tyre si ‘profesionistë absolutë’ që do ta zotëronin atentatin ‘pa lënë gjurmë’.

“Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, vrasja duhej t’i atribuohej qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.

- Advertisement -

Duke nisur nga deklarata e Martyt dhe raportimi i televizionit zviceran, Serbia tash dëshiron ta vrasë njeriun që dikur e kishte bindur që ta nxirrte raportin që e dëmtoi imazhin e Kosovës dhe krerët e UÇK-së. Bazuar në raportin e Martyt dhe miratimin e tij nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në Kosovë u themelua Gjykata Speciale, e cila tashmë po i gjykon ish-liderët e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës.

Diplomati serb, Milan Protiq, jo shumë kohë më parë ishte lavdëruar duke thënë se ishte personi kyç që ndikoi në formimin e Gjykatës Speciale. Ai kishte deklaruar se e kishte bindur prokurorin zviceran, Dick Marty, që ta shkruante raportin për KRlMET e pretenduara të shqiptarëve.

- Advertisement -

Kush qëndronte prapa raportit të Dick Martyt?

Por, si erdhi zvicerani Dick Marty deri te raporti, i cili më pas në formë të Rezolutës, në vitin 2011, u miratua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës?

Gjithçka e ka gjenezën në Serbi dhe Rusi. Pasi nuk munden ta ndalnin shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia dhe aleatja e saj historike, Rusia, nisën ofensivën diplomatike për ta diskredituar shtetin e Kosovës dhe udhëheqësit e saj.

Demokracia.com sjellë nisjen e këtij zhvillimi të mirëmenduar nga Serbia dhe Rusia. 14 vjet më parë, konkretisht më 15 prill të vitit 2008, Konstatin Kosachev, deputet rus në Parlamentin Evropian, pjesë e partisë së Vladimir Putinit “Rusia e Bashkuar”, publikoi raportin me titull “Trajtimi johuman i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëri nga nënshkruesit e raportit të Kosachevit ishte edhe Milosh Aligrudiq, deputet në Parlamentin Evropian nga partia e ish-kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica.

Por, ajo që është tronditëse ka të bëjë me faktin se Dick Marty, dy vjet më pas, e dorëzoi në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropën raportin me titull të njëjtë si Konstantin Kosachev.

Më 12 dhjetor të vitit 2010, raportuesi Dick Marty, pjesë e grupit të deputetëve liberal-demokratë në Asamblenë Parlamentare e dorëzoi raportin përfundimtar me titull “Trajtimi johuman i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”. Pra, titulli i njëjtë me rusin Kosachev, pa asnjë ndryshim të vetëm.

Më pas, me 166 vota pro, 8 kundër dhe 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte miratuar Rezolutën në vitin 2011, me të cilën kërkonte hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, sipas raportit të ish-deputetit zviceran Dick Marty.

Ky raport famëkeq për shtetin kosovar kishte marrë mbështetje edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Megjithëse asnjëherë nuk u provuan dyshimet për trafikim organesh dhe këtë e pati thënë edhe ish-prokurori që u mor me hetimin e raportit të Martyt, Clint Williamson, Gjykata Speciale u themelua dhe atje po gjykohen liderët dhe ushtarët e UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit