12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Rezultatet e garës presidenciale: Macron prin ndaj Le Pen

Rekomandime

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen në raundin e dytë të garës presidenciale në Francë, sipas një Exit Polli të publikuar nga France Television.

Sipas rezultateve Exit Pollit të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emmanuel Macron avancon me 28.1 për qind të votave duke e lënë pas kandidaten e krahut të djathtë, Marine Le Pen.

- Advertisement -

E djathta ekstreme, e udhëhequr nga Le Pen, do të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të tretën herë në njëzet vitet e fundit.

Le Pen, në zgjedhjet e zhvilluara sot, arriti të fitonte dy për qind të votave më shumë krahasuar me rezultatin e saj të shënuar pesë vjet më parë.

Më 24 prill, në raundin e dytë të zgjedhjeve, sipas Exit Pollit, Le Pen dhe Macron ballafaqohen sërish mes vete – sikurse pesë vjet më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit