8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pse Iufta në Ukrainë i bëri publike planet e Serbisë për ta eleminuar Dick Martyn?

Rekomandime

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se Iufta në Ukrainë ndikoi që shërbimet perënimdore t’i publikojnë raportet mbi shërbimin sekret serb.

Ai thotë se publikimi i kërcënimit mbi Dick Marty-n, është provë për këtë.

- Advertisement -

Roli problematik i Serbisë në Iuftën me Ukarinën i shpërfaqë problemet e tyre.

Po mundohen të mbajnë rapottet me Rusinë pa i prishur ato me perëndimorët.

Për atë shtetet perëndimore besoj e kanë shfaqur këtë raport.

- Advertisement -

Për ta goditur Serbinë.”, tha ai në Pressing.

Tutje ai shton se shërbimet sekrete serbe merren ekskluzivisht vetëm me diskreditimin e shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Serbia është e interesuar që atë narracion mbi të cilin bazohet shteti i Kosovës ta rrëzojë. UDB-a nuk ka punë tjetër.

Po i them UDB-a e jo BIA, pasi ne shqiptarët e dimë më mirë.

Përdorin mjete nga më të ndryshmet.

Por shërbimet sekrete sot operojnë shumë edhe me beteja që duhen Iufta kulturore.

Orientime të caktuara.

Për të krijuar agjenda të caktuara, të gjitha, që të bëjnë atë ua ka lënë amanet Qosiqi, që ne jemi anti-europian dhe të rihapet çështja e Kosovës.

Duhet ta shohim në një masterplan më të gjerë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit