8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bota rrotullohet, por Trump nuk lëviz nga Shtëpia e Bardhë, zbulohet plani që po kurdis

Rekomandime

E ndërsa ditët kalojnë, Presidenti Donald Trump nuk e pranon humbjen e zgjedhjeve, por vijon që të insistojë në betejën ligjore duke shpresuar te mandati i dytë, që është i pamundur.

- Advertisement -

WASHINGTON, DC – NOVEMBER 13: U.S. President Donald Trump walks up to speak about Operation Warp Speed in the Rose Garden at the White House on November 13, 2020 in Washington, DC. The is the first time President Trump has spoken since election night last week, as COVID-19 infections surge in the United States. (Photo by Tasos Katopodis/Getty Images)

CNN ka bërë një analizë të lëvizjeve të fundit të presidentit amerikan, që është izoluar në Shtëpinë e Bardhë. Daljet në media kanë qenë të pakta, ndërsa edhe planet e tërheqjes së trupave që ai kishte kërkuar për Afganistanin dhe Irakun u njoftuan sot nga shefi i ri i Pentagonit.

I fortifikuar brenda ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, ku nga dritarja shikon përgatitjet për ceremoninë inauguruese të Joe Biden, ai pritet që të anulojë edhe disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim.

- Advertisement -

Ndërkohë që CBS News, shkruan se Presidenti Trump po e konsideron seriozisht mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2024. Një gjë të tillë ai e ka diskutuar me këshilltarët e tij ditët e fundit, tha një zyrtar i lartë i fushatës së Trump./ db/Abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit