Secili person do të mund të përfitojë vetëm një herë nga mbështetja e qeverisë prej 100 milionë eurove për punëtorët, studentët e pensionerat.
Ai tha se një punëtor, nëse është edhe student, nuk mund të aplikojë dy herë për të marrë nga 100 euro.
“Normalisht se do të ketë kritere dhe kufizime sa i përket kualifikimeve dhe përfitimeve nga këto.
Si ministër i financave më delegohet nga qeveria që unë të jem ai që i përcakton kriteret.
Vitin e kaluar kur e kemi bërë këtë për pensionistë, përfituesit ishin të gjithë nga një herë.
Nuk mund pra një person të përfitojë dy herë nga skema të ndryshe.
Do të përfitojnë vetëm ata që e kanë rrogën nën 1000 euro”, tha ai në ATV.
“E tash, kufizimi do të jetë që nga të gjitha këto masa do të përfitohet vetëm një herë.
Me atë që shkon i pari përfiton.
E kemi listën. Do të shkojmë me numra të verifikimit.
Nëse del që një person ka përfituar nga sektori publik ose privat, pastaj tenton të përfitojë si student, atëherë do të refuzohet”, shtoi ai.
Po ashtu, ai tha se të gjithë studentët do të përfitojnë pavarësisht a studiojnë në universitete private apo publike.
“Të gjithë studentët e të gjitha universiteteve.
Edhe sektorit publik, por edhe privat”, përfundoi ai.