10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Idro Seferi: Serbia s’ka interes ta eleminojë Martyn, Drecun e ftoi në Beograd

Rekomandime

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se kërcënimi me eleminim ndaj ish-senatorit zviceran, Dick Marty, nga shërbimet serbe të inteligjencës nuk mori jehonë të madhe në Serbi aq sa në Kosovë.

Seferi, në “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se rreth këtij lajmi pati reagime nga zyrtarë të rangut të ulët të cilët thonë se Serbia nuk ka interes ta eleminojë Martyn.

- Advertisement -

“Është një lajm i cili ka vonuar në Serbi në krahasim me Kosovën dhe Zvicrën pasi nuk ka pasur reagime të menjëhershme, por kemi pasur disa reagime të zyrtarëve të rangut të ulët dhe të një avokati, Goran Petronieviq, i cili thotë që Serbia në këtë rast nuk ka interes që ta eleminojë Dick Martyn”.

Ai thotë se një deputet i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ka ftuar Dick Martyn që të vizitojë Beogradin dhe të diskutojnë rreth gjithë kësaj ngjarje.

“Reagimi i vetëm nga ana e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mund të konsiderohet si më qëndrim zyrtar është ai i Milovan Drecun, i cili është Shef i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë edhe pse në shpërbërje, dhe deputet i partisë së Vuçiq”.

- Advertisement -

“Ai e ka ftuar Dick Martyn që të vizitojë Beogradin dhe të flasin rreth kësaj gjithë kësaj teme – por, edhe rreth krimeve të luftës të cilat Marty i ka hetuar. Natyrisht duket që përveç deklarimit të Shërbimit Sekret kemi një mohim se Serbia nuk ka interes që të eleminojë Dick Martyn. Por, e konsiderojnë si person të guximshëm dhe heroik i cili ka bërë shumë për krimet e luftës”, tha Seferi.

Seferi, mes tjerash, thotë se Marty ka gëzuar një respekt të madh në Serbi veçanërisht pas raportit të tij që pretendon për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e ku më pas u formua edhe Gjykata në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit