14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zvicra e dëbon sportistin kosovar, e dënon edhe me burgim

Rekomandime

Gjykata më e ulët i kishte caktuar 10 vite dëbim. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale

- Advertisement -

Shkalla e dytë mbetet në cilësimin e rastit si lëndim të rëndë trupor dhe kjo nënkupton dëbim nga vendi dhe 19 muaj burgim. Është ende e paqartë nëse kosovari do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme Federale.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Të gjithë ata me dhimbje shpine lexojnë urgjentisht

- Advertisement -

Gjobë ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson, theu ligjin – Gazeta Expr…
Përleshja para një klubi në qytetin e Lucernit ka ndodhur pesë vjet më parë. Dëshmitë dhe disa video-incizime kanë inkriminuar kosovarin, të cilin, Gjykata Penale e Luzernit e kishte dënuar për lëndim të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Përleshjes i ka paraprirë një debat për një “joint” (racion droge), e cila ka shtyrë të akuzuarin të godasë viktimën.

Viktima, një zviceran, nuk është shëruar nga kjo goditje, nuk ishte në gjendje të punonte dhe madje i është dashur të regjistrohej për pension invaliditeti, shkruan Luzerner Zeitung. Mirëpo, 28-vjeçari kosovar nuk e sheh veten si autor, por si viktimë. Ai thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

- Advertisement -

Në seancën e apelit në Gjykatën Kantonale të Lucernit, i akuzuari ka “luftuar” kundër dëbimit disavjeçar nga vendi. Avokati i tij mbrojtës e quan veprën e klientit të tij “sulm të thjeshtë” dhe, rrjedhimisht, ky dënim nuk do të rezultonte me dëbim nga vendi.

Kikboksieri e dinte se si funksiononin goditjet

Por, sipas Gjykatës Kantonale të Lucernit është përmbushur vepra penale e tentativës për lëndim të rëndë trupor, përcjell albinfo.ch. Dëshmitë si dhe video-incizimet e shikuara e kanë vërtetuar qartë këtë. Nuk mund të bëhet fjalë për vetëmbrojtje, tha gjyqtari në hapjen e aktgjykimit. Duke qenë se lëndimi i rëndë trupor është një e ashtuquajtur vepër e katalogut dhe kjo rezulton automatikisht me dëbim nga vendi, 19 muajt e burgimit me kusht shoqërohen me 7 vjet dëbim nga vendi.

Në justifikimin e tij të shkurtër, gjyqtari tha: “Njeriu me përvojë në artet marciale dinte për pasojat e goditjeve dhe grushtave të tij.
Gjykata Kantonale e Lucernit ka shqiptuar verdiktin gojarisht.

Sa i përket dëbimit nga vendi, gjyqtari shton: “Edhe pse i akuzuari ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në Zvicër dhe gjithashtu ka përfunduar këtu praktikën (kualifikimin), nuk priten vështirësi personale”.

Ai i është përmbajtur sistemit ligjor zviceran deri në krimin e tij të kryer në vitin 2017. Por ai mund ta gjejë veten në Kosovë, si profesionalisht, ashtu edhe në aspektin social, transmeton albinfo.ch. Dëbimi nga vendi, i cili është tre vjet më i shkurtër sesa ishte kërkesa e gjykatës penale, është i justifikueshëm.

Kosovari ka ardhur në Zvicër në vitin 1997 në moshën katërvjeçare, këtu ka ndjekur shkollimin dhe ka mësuar një zanat. Ai ka një vend pune dhe tani jeton me gruan e tij në rrethinën e Lucernit. Është ende e paqartë nëse ai do të apelojë vendimin në Gjykatën Federale. Aktgjykimi u dërgohet palëve me shkrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit