4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haradinaj : Ndoshta i kanë tregu serbët në burg Albin Kurtit sa VETERANË janë

Rekomandime

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet gjithsesi t’i përfshijnë pensionet e veteranëve së bashku me pagën minimale, pasi janë të obliguar ligjërisht.

Tutje, ai ka ironizuar edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se maksimumi mund të jenë 20 mijë veteranë të luftës.

“Ndoshta ky e dinë më mirë, i kanë tregu serbët sa ka qenë në burg atje, ose i ka tregu najkush i veti”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje gjithmonë kanë pasur tendencë të “sulmojnë” ish-pjesëtarët e UÇK-së, në mënyrë që të fitojnë edhe simpatinë e përkrahësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por se Haradinaj ka thënë se në luftë nuk ka pasur ndarje partiake.

“Ata duhet të dinë se edhe përkrahësit e LDK-së e dinë që në luftë kemi pasur pjesëmarrës nga çdo parti. E keni shembull Kujtim Shalën e LDK-së, ai është i Loxhës, shkoni pyeteni Kujtimin se ai e di mirë se si 200 burra të fshatit të tij kanë shkuar vullnetarisht janë armatosë, me para të veta i kanë ble armët ua kanë sjell në Loxhë. Kur ka nisur lufta, janë mobilizu të gjithë ata mbi 15-vjeç. Ata janë armatosë dhe ndoshta janë udhëheq nga dikush i UÇK-së, por janë armatosë vullnetarisht. Kur ka nisur lufta, e dimë se në Loxhë nuk ka mbetur as edhe një kaçak i pulave në këmbë, është shkretu komplet krejt vendi. E tash Kurti me i tregu Loxhës sa ka veteranë, nuk po e di kush po i mëson kështu”, ka deklaruar Haradinaj në RTV 21.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se ka edhe fëmijë që janë mobilizuar e janë përfshi në luftë, andaj Prokuroria mund të hetojë se kush është veteran i rrejshëm, por se Qeveria nuk mund t’i lërë jashtë veteranët nga paga minimale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit