8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusia vjen me një kërcënim të fuqishëm për NATO-në dhe SHBA: Do të godasim automjetet

Rekomandime

Rusia kërcënon të godasë automjetet e NATO-s dhe ato Amerikane që do të transportojnë armë në Ukrainë. Zëvendësministri i jashtëm, Sergei Riabkov, tha se ato do të konsiderohen “shënjestra legjitime”.

“Ne po ua bëjmë të qartë amerikanëve dhe perëndimorëve të tjerë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special ushtarak dhe për të shkaktuar dëme maksimale në forcat ruse dhe formacionet e republikave të Donetsk dhe Luhansk do të shtypen ashpër”, u shpreh zyrtari rus.

- Advertisement -

Kjo deklaratë vjen teksa Uashingtoni pritet të njoftojë një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën prej 750 milionë dollarësh. Në paketën e re, do të ketë edhe sisteme të rënda artilerie tokësore si raketa dhe armë që mund të godasin deri në 70 km largësi. Madje Pentagoni po shqyrton mundësinë e trajnimit të më shumë ushtarëve ukrainas në përdorimin e dronëve me çelës, të cilët SHBA po ia dërgon Kievit.

Në linjë me këtë edhe Bashkimi Europian aprovoi një shtesë prej 543 milionë dollarësh ndihma ushtarake për ta ndihmuar Kievin në Iuftën kundër forcave ruse. Të gjitha këto vijnë si parapërgatitje për atë që konsiderohet beteja finale në lindje të Ukrainës, në Donbas.

Rusia pretendon se mbi 1 mijë trupa ukrainase janë dorëzuar në Mariupol, por Kievi përgënjeshtron dhe këmbëngul se Iuftimet vijojnë trup më trup në basitionin e fundit, pranë një zone industriale. Autoritetet lokale në qytetin port akuzojnë ushtrinë pushtuese duke thënë se po përdorin 13 krematoriume të lëvizshme për të asgjësuar trupat e civilëve të eliminuar.

- Advertisement -

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare vizitoi qytetin e Buças dhe të gjithë Ukrainën e konsideroi një skenë krimi, mes akuzave të presidentit Volodymyr Zelensky, ndaj Rusisë për përdorimin e armëve të ndaluara, si ato me fosfor. Karim Khan gjendet aty për të mbledhur prova për krime lufte të kryera nga ushtria ruse. Por presidenti amerikan, Joe Biden, ashpërsoi retorikën dhe akuzoi për herë të parë liderin rus Vladimir Putin për gjenocid në Ukrainë. Kremlini reagoi për këtë duke e konsideruar deklaratën të papranueshme dhe një tentativë për të shtrembëruar situatën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit