2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kryeministri Kurti u kërkoi dorëheqje deputetëve që nuk përkrahën martesat e seksit të njëjtë? Flet deputeti i VV-së

Rekomandime

Mediat të enjten kanë raportuar se Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar dorëheqjen deputetëve të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, që e stopuan në Kuvend miratimin e Kodit të ri Civil që parashihte bashkësitë civile të qifteve të seksit të njëjtë.

- Advertisement -

Por, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, që ishte kundër këtij neni të projekt-kodit civil të hartuar nga Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, dhe votoi kundër miratimit të tij në seancën e 16 marsit, po i mohon këto raportime.

Eman Rrahmani në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net tha se raportimet jenë “ta pa vërteta”.

“Nuk kemi pas as diskutim, as kurgjo në lidhje me këtë çështje”, tha ai, të enjten.

- Advertisement -

Madje, sipas Rrahmanit as nuk kanë pasur diskutim me Kryeministrin Kurti në lidhje me këtë çështje, pas dështimit të votimit të Kodit të ri Civil në Kuvend.

“As nuk është kërku dorëheqje as nuk ka pas asnjë diskutim me grup parlamentar ose me deputetët të cilët kanë votu ose nuk e kanë votu kodin civil”, tha deputeti i LVV-së për Gazetën Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Me 16 mars 2022, Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar në lexim të parë Projektkodin Civil. 29 vota ishin kundër miratimit të këtij kodi të ri Civil, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar. Në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, pasi 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Kundër këtij projekt-ligji të miratuar paraprakisht në Qeveri të Kosovës kanë votuar edhe një grup i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së shefit të ekzekutivit, Albin Kurti. Madje, kjo ishte hera e parë që 14 deputetë të LVV-së votuan ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar.

Për më tepër, në seancën e Kuvendit, deputetët e LVV-së që votuan kundër dolën më të zëshmit ndaj projekt-kodit Civil të paraqitur në Kuvend nga bashkë-partiakja e tyre Albulena Haxhiu, shkarkuan Gazeta Online Reporteri.net.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë kësaj seance ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, në këtë seancë u kishte kërkuar deputetëve të tij ta votonin projekt-Kodin Civil.

Kundër këtij projekt-kodi Civil ishte deklaruar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, menjëherë pasi krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile” të seksit të njëjtë, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

Gazeta Nacionale sot ka raportuar se Kryeministri Kurti, javën e kaluar, ka takuar veç e veç disa prej deputetëve të tij që i dolën kundër gjatë votimit të Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës. Sipas këtij raportimi, në takim, Kurti gojarisht u ka kërkuar dorëheqjen nga postet që mbajnë brenda Vetëvendosjes me arsyetimin se gjuha e përdorur gjatë diskutimeve në seancë ishte e papranueshme.

Madje, duke u thirrur në burime të afërta me kryeministrin Kurti, medumi raporton se se lideri i VV-së ishte i ashpër gjatë takimeve, duke u kërkuar në mënyrë direkte dorëheqje deputetëve të partisë se tij që nuk e votuan Kodin e ri Civil.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit