1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Të shtëna në zonë kufitare, nuk dihet nëse erdhën nga territori serb apo nga Kosova

Rekomandime

Sonte në afërsi të fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut, janë dëgjuar disa të shtëta nga armët e zjarrit. Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke ndërmarrë veprime.

- Advertisement -

Për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se deri tani nuk dihet nëse të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë apo i Kosovës.

Ai ka thënë se të shtënat nuk lidhen me ndonjë rast policor.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit