9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenti ukrainas merr vendimin për dy gjeneralët ukrainas që tradhëtuan vendin e tyre për Rusinë

Rekomandime

Në një paraqitje në fjalimin e natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se kishte shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës me arsyetimin se ishin “tradhtarë”.

“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë”, tha ai. “Nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”.

- Advertisement -

Ai foli për dy zyrtarët e lartë, duke shtuar se ata “që thyejnë betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas… do të privohen në mënyrë të pashmangshme nga grada të larta ushtarake”.

Në adresën e tij video, Zelensky ka përshkruar forcat ruse si “të liga”.

Ai tha se “pushtuesit janë përpjekur të depërtojnë dhe të zënë një vend në shtëpinë tonë nga drejtime të ndryshme – nga toka, nga qielli, nga deti”.

- Advertisement -

“Përbindësha që djegin dhe plaçkitin, që sulmojnë dhe janë të prirur për vrasje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit