11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Britania: Mund të ndërhyjm të vetëm në Ukrainë, nëse Rusia përdorë armatim kimik

Rekomandime

Britania mund të ndërhyjë e vetme në Ukrainë, nëse ndodh një suImi me agjent kimik nga Vladimir Putin, tha ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey.

Heappey tha se presidenti rus e ka gabim nëse mendon se një përgjigje ndaj tij duke përdorur armë të ndaluara do të kërkonte lejen e NATO-s.

- Advertisement -

“Presidenti Putin e ka gabim nëse mendon se duhet një miratim ndërkombëtar për të ndërhyrë. Miratimi i NATO-s nuk është i domosdoshëm”, tha ai.

Ai po fliste pas sulmit kimik të raportuar mbi trupat e mbetura ukrainase në Mariupol nga forcat ruse. Në fillim të kësaj jave, ushtarët nga Regjimenti Azov thanë se vuanin nga gulçimi, acarim i syve dhe spazma muskulore, me sa duket pasi një gaz misterioz i bardhë u lëshua nga një dron rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u distancua nga pretendimet, por frika mbetet se Putini mund të përdorë armatim kimik.

- Advertisement -

Tutje ministri përmendi rastin e nisjes së aksionit në Siri, në vitin 2018, nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, që iu përgjigjën sulmit kimik nga regjimi diktatorial, shkruan DailyMail.

Heappey vizitoi aleatët evropianë këtë javë dhe përsëriti dje se kishte shumë mundësi për Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën për të mbështetur çdo vend që mund të furnizojë pajisje ushtarake në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit