7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kurtit i vjen thirrja: Reflekto ose kthehesh në origjinë në 13%

Rekomandime

Analisti i çështjeve politike Fidan Rama, ka thënë se humbja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren e Mitrovicë, është përgjegjësi e plotë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se ishte skandal i VV-së që t’i hynte garës me dy kandidatë që qeverisën me skandale, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Sipas Ramës, nëse Kurti nuk reflekton, VV-ja do të kthehet në 13%.

Reagimi i tij në Facebook:

Nëse në komuna tjera jo, atëherë në Prizren e Mitrovicë humbja e VV është përgjegjësi e plotë e Albin Kurtit.

- Advertisement -

Vendimi që t’i hyjë garës me dy kandidatë që qeverisën me skandale përbën një skandal në vete.

Kurti duhet ta kuptojë që koha kur i fiton i vetëm zgjedhjet ka kaluar, ai qysh nesër duhet të reflektojë, në të kundërtën kthehet në origjinë si lëvizje në 13%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit