13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Paralajmërimi dramatik i kryepopit serb: Do të ketë gjakderdhje në Mal të Zi!

Rekomandime

Unë nuk shoh se çfarë do të negociohej me Qeverinë e Malit të Zi pasi e vetmja zgjidhje është tërheqja e Ligjit për Lirinë e Fesë, tha patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe shprehu shqetësimin se do të ketë përplasje dhe gjakderdhje.

- Advertisement -

“Ne kemi vetëm frikë se në çdo momentet mund të shpërthej përplasja mes serbëve dhe qeverisë, ku mund të ndodhin disa përplasje fizike dhe madje edhe derdhje të gjakut, gjë që do të ishte një tragjedi, dhe ka indikacione se diçka e tillë mund të ndodhë. Malazezët thonë: ne do të mbrojmë jetën tonë mesazhi ynë është një mesazh shumë i qartë që duhet të respektohet në interes të të dy popujve të Malit të Zi dhe paqes”, tha Irinej.

Situata në Mal të Zi, thotë ai, është një çështje shumë e ndjeshme.

Ai shprehet se ajo që bëri Gjukanoviç ishte jo vetëm e paligjshme, por edhe kundër çdo logjike.

- Advertisement -

“Ai mori faltoret më të mëdha serbe dhe malazeze, siç janë Ostrogu, Manastiri i Cetinjes, Moraca dhe faltoret e tjera, ” tha Irinej.

Kishat në Mal të Zi, ishin pronë e shtetit deri në vitin 1918, më vonë Serbia më forcë i kishte përvetësuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit