7.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Për çfarë më duhen 10 Ferrari e dy avionë privatë? E di çfarë do të thotë të jesh i uritur”

Rekomandime

Një lojtar, por edhe një njeri i madh.

Kështu është Sadio Mane, anësori i Liverpoolit, që sezonin e kaluar bëri ëndrrën realitet – duke fituar Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mane ka zbuluar se nuk është si futbollistët tjerë, që me paratë që fitojnë, zgjedhin luksin para shumë e shumë gjërave tjera.

- Advertisement -

“Pse duhet të kem 10 vetura Ferrari, 10 ora dore të shtrenjta dhe dy avionë privatë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën?! E di se çfarë do të thotë uri, kam punuar në fusha, kam kaluar luftën, kam luajtur zbathur dhe në shkollë nuk shkoja dot sepse nuk kisha para as për gjërat më bazike! Sot, me atë që fitoj, ndihmoj njerëzit e mi, popullin tim, aq sa mundem!”, deklaroi Mane.

“Kam ndërtuar shkolla, spitale por edhe një stadium, që të mos luajnë në rrugë”.

“Shpërndaj rroba, këpucë dhe ushqim. Preferoj që populli im të gëzojë pak nga ato gjëra që jeta më ka dhënë”, shtoi ai mes tjerash.

- Advertisement -


27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, kur u transferua për 36 milionë funte nga Southampton me kërkesë të Jurgen Klopp.

Ai ka bërë deri më tani 134 paraqitje “Redsave” dhe ka shënuar 67 gola, derisa ka dhuruar edhe shumë asistime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit