9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pas suImit në veri vjen reagimi i kryeministrit Kurti: Granata dore u hodhën nga serbët

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas suImeve të njëpasnjëshme ndaj Policisë kufitare të Kosovës në veri. Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, tha se këto suIme kanë ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë radhazi 13–15 prill, Policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar suImin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar Kurti në Twitter.

- Advertisement -

Për suImin në veri ka reaguar dhe e ka dënuar edhe Bashkimi Evropian.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e ka cilësuar “suIm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.

Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit