11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kosovë: Kaq vite burg dënohet mjeku nëse gabon e pacienti humb jetën

Rekomandime

Oda e Mjekëve të Kosovës, gjatë javës, mblodhi aktorë të shëndetësisë dhe të drejtësisë, për të folur për përgjegjësinë penale dhe etike në veprimtarinë mjekësore.

Kjo për shkak se, siç thotë kreu i OMK-së, Pleurat Sejdiu, mungesa e udhërrëfyesve klinikë po i penalizon mjekët, sikurse edhe mungesat tjera ligjore.

- Advertisement -

Mirëpo nëse një mjek gabon dhe pacienti humb jetën si pasoj e gabimeve të tij atëherë mund të dënohet deri në 8 vjet burg.

I njëjti shton se si shkak i kësaj po vazhdojnë telashet edhe në sistemin gjyqësor, ngase vakuumet ligjore aktuale po bëjnë që të mos ketë drejtësi për asnjërën palë.

Nga gjyqësori thanë se jo gjithmonë gjenden elemente bindëse se mjeku ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm apo nuk ka ofruar ndihmë mjekësore.

- Advertisement -

Një tryeze e tillë ishte mbajtur edhe para 4 vjetëve, me 4 rekomandime të dala, por, siç thotë i pari i OMK-së, me rezultat zero deri më tani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit